Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Përbërësit për tavë me diametër 28/30cm: 350 g miell 150 ml qumësht 60 g gjalpë i butë si krem (nxirreni disa orë më parë nga frigoriferi) 1 lugë e vogël kripë 1 lugë e vogël sheqer 12 g maja birre e freskët (½ kubit) + 3 lugë ujë të vakët për t’u tretur.
Për mbushjen: 150g djathë Gorgonzola ose djathë tjetër që shkrin nga nxehtësia 5-6 fiq të pjekur një grusht arra të qëruara pak rozmarinë e
freskët 2-3 lugë mjaltë (unë i vë 3 lugë plot se më pëlqen kontrasti i mjaltit me Gorgonzola-n).
Përgatitja: Ndezim furrën në 180°C. Në një tas hedhim majanë në thërrime,
me ujin dhe sheqerin, i përziejmë sa të tretet majaja. Shtojmë më pas qumështin, miellin, gjalpin dhe kripën. I përziejmë me lugë druri dhe më pas me dorë, në tavolinë, me pak miell derisa të përftojmë një brumë të butë që nuk ngjit. Hapim brumin me petës e pak miell, e vëmë në tavë të lyer më parë me pak vaj, shpërndajmë djathin, fiqtë, pak rozmarinë, arrat dhe i spërkasim me mjaltë. E vëmë të piqet në furrë derisa të shohim që brumi ka marrë ngjyrë si lart edhe poshtë.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...