Keshilla bukurie 27 Qershor 2021

Pas plazhin mos harroni të ndiqni këto 4 hapa për kujdesjen e trupit, fytyrës dhe flokëve...

Keshilla bukurie

Fytyra

Lani fytyrën mirë pas një dite në plazh. Kemi i diellit ka shërbyer qëllimin e tij, por është e rëndësishme që ta hiqni me pas nga fytyra, në mënyrë që të mos bllokohen poret tuaja, së bashku me djersën e mbetur, ujin e kripës dhe rërën që ndoshta ka ngecur diku, gjithashtu. Kini kujdes atë që përdorni, thonë dermatologët. “Shmangni kremrat që përmbajnë vaj, benzokain ose lidocaine. Vaji mund të bllokojë nxehtësinë në lëkurë dhe benzokaina dhe lidokaina mund të irritojnë lëkurën. Shmangni produktet që përfshijnë retinol, retinë A ose eksfoliatorë të ashpër pasi lëkura është shumë e ndjeshme pas periudhave të zgjatura në diell”.

Trupi

Bëni një dush të freskët pas kthimit nga plazhi. Pastroni mirë me një sfungjer ose furçë trupi për të hequr qafe shtresat e dëmtuara nga dielli, djersa dhe rëra. Përdorni një sapun të butë, pastaj vazhdoni me një hidratues. Gjithashtu mund të bëni një banjë qumështi qetësuese duke shtuar disa gota qumësht në vaskë.

Flokët

Flokët nuk i tregojnë efektet e shumta të diellit aq shpejt sa lëkura, por ata vuajnë gjithashtu. Ju duhet t’i lani patjetër flokët pas plazhit. Përdorni një shampo të butë, hidratuese.

Provoni një maskë ose balsam nëse flokët duken të brishtë. Mund të përdorni mjaltë pak të vakur për të trajtuar flokët e ashpërsuar nga plazhi. Fërkoni majat e flokut me pak vaj ulliri, bajameje etj dhe mos përdorni mjete me nxehtësi si pjastra për disa ditë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor