Keshilla bukurie 27 Qershor 2021

Mjaft shpenzuat para; Krem kundër diellit në kushte shtëpie

Keshilla bukurie

Sa herë dilni nga shtëpia, kujdeseni të merrni në çantë çdo gjë që konsideroni të rëndësishme si për shembull kartën e identitetit, portofolin, çelësat e shtëpisë, buzëkuqin dhe rimelin etj. Por me ardhjen e pranverës, në çantën e gjithësecilës prej jush nuk duhet të mungojë kurrsesi një produkt thelbësor siç është kremi kundra diellit. Në të vërtetë, personat që kanë fytyrë të ndjeshme që hiperpigmentohet lehtë ose kanë njolla kafe duhet ta përdorin kremin kundra diellit gjatë gjithë vitit dhe të mos kufizohen vetëm gjatë periudhës së plazhit. Ai mbron lëkurën nga ekpozimi i vazhdueshëm i rrezeve të dëmshme ultravjollcë të cilat plakin lëkurën dhe shkaktojnë kancer të saj. Fatmirësisht në ditët e sotme tregu ofron pafundësi kremërash kundra diellit, me faktor mbrojtës që variojnë nga 10 deri në 100, por të gjithë e dini që janë produkte me përmbatje kimike. Living jus jell sot një recetë që ndoshta nuk e keni dëgjar dhe lexuar më parë, si të përgatisni krem kundra diellit në kushte shtëpie.


Përbërësit: 50 gr dyll blete, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 3-5 lugë oksid zinku (duhet të dini që çdo lugë oksid zinku përfaqëson faktor mbrojtës +10), 3-5 kapsula vitaminë E, 10-15 pika vaj esencial bajamesh.
Përgatitja: Në një tenxhere shtoni fillimisht vajin e ulllirit dhe kapsulat xhelatinoze me përmbajtje vitaminë E. Përziejini dhe vendoseni tenxheren të ziejë në proces banjomari. Shtoni dyllin e bletës, i cili duhet të jetë i grimcuar në pjesëza të vogla që të tretet më lehtë. Vendosni doreza dhe maskë për t'u mbrojtur dhe shtoni sipas dëshirës oksidin e zinkut. Siç u përmend më lart, çdo lugë oksid zink është e barabartë me filtër mbrojtës +10. Ulni gradimin e zjarrit dhe vazhdoni përzierjen. Në fund shtoni vajin e bajameve ose vajin tuaj të preferuar. Kur të vini re krem është homogjen dhe i lidhur mirë, hiqeni nga tenxherja dhe hidheni në një vazo qelqi ose shishe në formë sprucatori. Lëreni të pushojë të paktën një ditë dhe më pas mund ta përdorni sipas dëshirës.  Ky krem do ju sigurojë mbrojtje të shkëlqyer dhe efektive nga rrezet e diellit, si dhe stimulon prodhimin e vitaminës D pa dëmtuar lëkurën.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor