Showbiz 16 Qershor 2021

Pas Jennifer Lopez, edhe Angelina Jolie po rikthehet tek ish-partneri

Showbiz

Pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck e rikonfirmuan dhe e përmbyllën me një puthje në publik muhabetin e rikthimit, mediat e huaja thonë se edhe ylli hollivudian Angelina Jolie po ripërjeton një histori dashurie me ish-partnerin e saj, Jonny Lee Miller.

Pas një beteje të gjatë të divorcit me Pitt dhe marrjen e kudjestarisë së fëmijëve, ajo duket se ka gjetur qetësinë duke biseduar me Miler në apartamentin e tij, ku është fotografuar duke shkuar dy herë; herën e parë me një shishe verë në dorë dhe së fundi në ambientet pranë apartamentit me fëmijët e saj.

Jolie dhe Miller, kanë filluar të dalin bashkë në vitin 1995 gjatë xhirimeve të filmit ‘Hackers’ dhe u martuan në 1996-ën. 3 vjetë më vonë ata u divorcuan edhe pse dikur Jolie është shprehur se divorci me të ka qenë ndoshta gjëja më idiote që ka bërë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor