Aktualitet 16 Qershor 2021

Regjistrimet në eAlbania për klasat e para, si veprohet në rast refuzimi

Aktualitet

Këtë vit të ri shkollor 2021-2022 nxënësit e klasave të para do të regjistrohen për hërë të parë onlinë në 182 shkolla publike në mbarë vendin përmes platformës e-Albania.

Por si bëhet aplikimi dhe si veprohet në rastin e refuzimit?

Për të aplikuar online për regjistrimin, prindi apo kujdestari ligjor duhet të identifikohet në portalin e-Albania; me pas te krijojnë një aplikim të ri dhe të raportojnë të dhënat e kërkuara lidhur me: Bashkinë ku banojnë; Njësinë Administrative përkatëse; Adresën dhe Shkollën ku duan të regjistrojnë fëmijën, gjithashtu ata duhet te zgjedhin mes emrave në listen sipas ndarjeve territoriale të përcaktuara për regjistrimin e nxënësve.

Vetëm kaq zgjat procedura, ndërsa nuk do kërkohet asnjë dokument tjetër shtesë. E gjithë procedura nuk zgjat më shumë se 1 minutë.

Pasi plotësohet formulari me të dhënat dhe dërgohet me sukses, ky aplikim mbërrin në institucionin arsimor ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe ky i fundit bën procedurën për trajtimin e kërkesës.

Në rastin kur aplikimi është kryer saktë sipas rregullave, por edhe kur aplikimi është i pasaktë, institucioni arsimor shqyrton kërkesën dhe njofton elektronikisht nëse aplikimi është pranuar apo refuzuar.

Nëse kërkesa pranohet, prindi duhet të dorëzojë fizikisht në sekretarinë e shkollës Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.

Nëse kërkesa për regjistrimin e fëmijës është refuzuar, prindi do njoftohet për arsyet e refuzimit nga institucioni arsimor përkatës. Aplikimet për t’u regjistruar në klasën e parë filluan në datë 15 qershor, por ministria e Arsimit do të njoftojë datën e përfundimit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor