Aktualitet 16 Qershor 2021

U ndalua se ngacmonte seksualisht 3 të mitura, zbardhen të tjera nga ngjarja e rëndë në Gjirokastër

Aktualitet

Një 61-vjeçar është ndaluar ditën e djeshme nga blutë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 7, 8 dhe 14 vjeç. Në njoftimin e bërë për shtyp, policia e qytetit jugor bën me dije se specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bënë të mundur ndalimin e shtetasit V.M, 61 vjeç, banues në Erind.

Gazetarja e "Top Channel", Kristina Fidhi, ka zbuluar të tjera detaje rrëqethëse nga kjo ngjarje e rëndë.

“Iu është dashur 10 ditë që të marrin rrëfimin e vajzave. Fëmijët kanë pasur shkëmbime me nipërit dhe shkonin shpesh në shtëpinë e tij dhe atje mendohet se kanë ndodhur edhe ngacmimet.  Ka qenë një 7 vjeçare që ka nisur rrëfimin për këtë ngacmim dhe më pas kanë marrë forcë edhe dy vajzat e tjera. Dyshohet se ngacmimi ka nisur që para 5 vitesh”, tha gazetarja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor