Keshilla bukurie 16 Qershor 2021

E vetmja këshillë e gabuar që ju ka dhënë mami dhe gjyshja, mos e bëni më këtë gjë në fytyrën tuaj

Keshilla bukurie

Midis shumë riteve të lyerjes që mbajmë mend nga mamatë tona, është dhe aplikimi i ngjyrës së kuqe tek mollëzat ose ndryshe rouge. E mbani mend besojmë,  pasi fytyra e çuditshme që bënin mamatë duke tërhequr faqet nuk harrohet lehtë. Nëse ju e bëni ende këtë gjë, sot rezulton se kjo nuk është mënyra më e mirë për të lyer mollëzat

Siç na mësoi kohët e fundit Mario Dedivanovic (aka MakeupbyMario ose njeriu kryesor që qëndron pas pamjes së Kim K): Është më mirë të mbash një fytyrë neutrale kur vendos të lyesh mollëzat me të kuqe.

Duhet gjithashtu të bëni kujdes me mënyrën se si e aplikoni pasi në momentin që ndaloni së buzëqeshuri ngjyra shkon në një vend tjetër dhe jo më tek faqet tuaja.

Çdo ngjyrë që vendosni në faqet tuaja përfundon më poshtë sesa dëshironi, gjë që e bën të gjithë fytyrën të duket e rënë. Në vend të lyerjes si mamatë ose gjyshet, ju duhet të buzëqeshni lehtë (ose të mbani një fytyrë neutrale fare pa lëvizur) dhe të aplikoni ngjyrën tuaj pikërisht mbi mollëzat e faqeve  dhe gjithashtu ta çoni për sipër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario)

Dhe prekja përfundimtare është që duhet të merrni ngjyrën që ka mbetur në furçën tuaj dhe të lyeni dhe hundën.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor