Aktualitet 14 Qershor 2021

Alarm nga Gripi i Shpendëve, Shkodra ndalon tregtinë e kafshëve të gjalla

Aktualitet

Duke filluar nga data 15 qershor, aktiviteti i tregtisë së gjallë do të ndalohet në të gjithë territorin që administrohet nga Bashkia e Shkodrës.

Ky vendim vjen pas konfirmimit të rasteve me gripin e shpendëve. Ndalimi do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

“Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet: Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar.”

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor