Aktualitet 14 Qershor 2021

Prof.Fuga për provimin e matematikës; Të anulohet provimi jo korrigjimi

Aktualitet

Profesor Artan Fuga ka reaguar për provimin e Matematikës për maturantët, protestën e tyre dhe vendimin e ministrisë së Arsimit për të ulur nivelin e vlerësimit për shkak të vështirësisë së provimit. Maturantët pretendojnë se ministria mori këtë vendim per te mbyllur protesten dhe kërkojnë ballafaqim me ministren Evis Kushi, ndërsa profesor Fuga  shprehet se provimi duhet të anulohet, dhe jo menyra e korrigjimit. Nga Facebok ai shprehet me nota ironie kur thotë: Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t'i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!

Postimi i Prof. Fuga:

Cfarë bëhet kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë ta bëjnë?
Sa bëjnë 2 edhe 2?
Ka filluar një yrnek i ri.
Qysh nga viti që kaloi!
Maturantë, ndofta me të drejtë, protestojnë për testin e maturës pas provimit përpara ministrisë, dhe nga ministria vjen përgjigja : "Mos kini merak se po pati teprime testi do i korrigjojmë ndryshe përgjigjet!"
Hahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahaha!
Ku shkojmë kështu? Edhe ushtrimet e matematikës mbi bazën e politikës do t'i korrigjojmë? Mbi bazën e manifestuesve në shesh!
Imagjinoj një skenë:
Sa bëjnë 2 plus 2?
Prit pak sa të shoh nga penxherja!
Atje poshtë turma që thërret : pesëëëëë!
2 plus 2 bëjnë 5 atëhere!
Po këta që thonë se bëjnë 4?
Ata na e kanë me t'futme!
Ore sa bëjnë vërtetë? Nëse pyetjet janë të gabuara anullohet konkuRsi a provimi, nuk ndryshohet korrigjimi. Provimet e maturës nuk janë si procese elektorale ku ndryshohet proces-verbali i votimit!
Cfarë bëhet mo kështu? Asnjë tezë provimi nuk dinë të bëjnë gjytyrymat?

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor