Aktualitet 14 Qershor 2021

Protestat e maturantëve ''trembin'' ministren e Arsimit, ul kufirin i pikëve për notat e matematikës

Aktualitet

Protesta e datës 12 qershor, lexoni Maturantët e pakënaqur protestojnë sot para MASH ka dhënë efekte e para, pasi Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka bërë të ditur ditën e sotme se po shqyrtojnë kufiri minimal i pikëve për çdo notë të marrë në provimin e matematikës.

Ministrja bëri të ditur se menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

"Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.- tha Kushi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor