Aktualitet 13 Qershor 2021

Ngrohtë por në disa vende shi; Parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Sipas MeteoAlb, Shqipëria në pjesën më të madhe të territorit do të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesdites vranësirat do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Mbrëmja përmirëson dukshëm motin dhe në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 - 60 km/h ,ku mbetet nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor