Aktualitet 11 Qershor 2021

A duhen vaksinuar personat që kanë kaluar Covid-in? Doktor Alimehmeti shuan të gjitha dyshimet me këtë përgjigje

Aktualitet

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka reaguar së fundmi në llogarinë e tij në Facebook, rreth një teme që ka ndarë në dy kampe komunitetet mjekësore: A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Koronarivusin apo jo?

Ndërsa citon që në krye të herës një shprehje të babait të mjekësisë ,Hipokratit, “Forcat natyrore brenda nesh janë shëruesit e vërtetë të sëmundjes,” Alimehmeti ka publikuar rezultatet e një studimi që u krye nga Departamenti i Sëmundjeve Infektive të Qendrës Spitalore të Cleveland, Ohio – SHBA.

Në studim u përfshinë 52,238 persona dhe hulumtuesit shkencorë arritën në përfundimin se vaksinat nuk ofronin asnjë lloj mbrojtjeje shtesë për personat e infektuar më parë.

Në një prononcim për FOX 8, mjekët që drejtuan studimin thanë se nuk e dinin për sa kohë për sistemi imunitar mund t'i rezistojë ri-infektimit apo varianteve të reja të Sars Cov-2, por që u duhet dhënë prioritet personave të painfektuar më parë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor