Aktualitet 9 Qershor 2021

Dr.Bino tregon shenjat e gripit të shpendëve dhe a duhet të hamë mishin e tyre

Aktualitet

Gripi i Shpendëve H5N8 nuk përbën rrezik për shëndtin e popullatës. Sipas agjencive europiane nuk ka patur raste me infeksione në njerëz, përveçse tre rasteve të lehta në Rusi. Doktoreshë Silva Bino tregon shenjat dhe thekson se risku për shëndetin publik është i ulët.

‘Shenjat kanë qenë fare të lehta për tre raste në Rusi, me shenja të gripit, me rrufë, pak kollë, me pak temperaturë, por jo forma të rënda. Pra H5N8 nuk shkakton forma të rënda. Dhe nuk është si H5N1 apo lloje të tjera të gripit të shpendëve që transmetohet për njerëzit, risku për shendëtin publik është dhe mbetet i ulët’.

Në intervistën për A2, ajo këshillon popullatën që të gatuajnë mirë ushqimet apo produktet e shpendëve para se t’i konsumojnë.

‘Të gjitha produktet e shpendëve mund të përdoren, mjafton që ato të gatuhen ashtu siç duhet spas të gjitha rregullave. Pra nuk përbën rrezik për njerëzit’.

Pas tre vatrave të evidentuara në Shqipëri, konkretisht në Bujan, Fushë Krujë dhe Dajt ka nisur hetimi epidemiologjik, dhe shpendët e infektuar do të vriten. Gjëja e rëndësishme sipas ekspertëve është se ky virus përgjithësisht nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor