Aktualitet 9 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit, si paraqitet situata e Covid në vendin tonë

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së Koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, janë kryer 2821 testime, kemi 25 të shëruar dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit. Numri i rasteve të reja është i ulët në tërësi, por i lartë nëse e krahasojmë me 2-3 ditët e fundit kur kemi pasur 3-5 raste në 24 orë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste Malësi e Madhe,  2 raste në Kavajë, 1 rast në Fier, Përmet, Bulqizë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor