Aktualitet 9 Qershor 2021

Miratohet çertifikata e udhëtimit në Evropë; Ja se si do të funksionojë

Aktualitet

Sot deputetët e Bashkimit Evropian miratuan një certifikatë të re udhëtimi që lejon lëvizjen e lirë mes vendeve të Europës pa pasur nevojë të bësh karantinë apo të bësh teste shtesë të Covid 19.

Kështu shkruan agjencia e lajmeve Anadolu Agency. Kjo certifikatë hyn në fuqi për sezonin veror.

Certifikata ka për qëllim shpëtimin e industrisë së udhëtimeve në Evropë dhe vendeve kryesore turistike.

Disa vende të BE-së tashmë kanë filluar përdorimin e sistemit, përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Gjermaninë, Greqinë dhe Poloninë.

Burimi:TiranaPost

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor