Aktualitet 7 Qershor 2021

Mato Gruda dhe Agushi bëhen bashkë pas 40 vitesh

Aktualitet

Ka 40 vite që është pasuri e kinematografisë shqiptare, por batutat e filmit ‘Njeriu me top’ i njeh edhe brezi i ri. Mato Gruda dhe ushtari italian, Agusto (Agushi, siç e pagëzoi Mato), dy personazhet kryesore të filmit, të interpretuar nga Timo Flloko dhe Zef Bushati janë bërë bashkë pas 40 vitesh. Ndër dy aktorët më simpatikë të kinematografisë shqiptare para viteve ’90, me ardhjen e demokracisë rrugët e tyre morën drejtime të ndryshme; Zef Bushati iu përkushtua politikës e Timo poezisë.

 Foto është publikuar nga Bushati, teksa të dy aktorët duken në formë të mirë. “Me aktorin e madh te kinematografise Timo Flloko. Te dy aktore tek filmi Njeriu me Top. Timo Mato Gruda une Agushi Italiani. Mato dhe Agushi mbas 40 viteve”, shkruan Bushati.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor