Aktualitet 7 Qershor 2021

Terrorizoi të moshuarën nga Lushnja, flet 16-vjeçarja e famshme në TikTok "Kam pasur jetë të vështirë"

Aktualitet

Thuajse 5 muaj më parë bëri bujë në media grabitja e 64-vjeçares Lume Zela në Lushnjë, në të cilën u përfshi Kristjana Beqiri, shqiptare e njohur mes përdoruesve të TikTok-ut. E mitura hyri në shtëpinë e Zelës , duke i thënë se ishte e sëmurë me vrimë në zemër dhe pasi i hodhi spraj djegës në fytyrë, e mbylli në dhomë dhe filloi të kërkontë për para e sende me vlerë. Pak më vonë u prangos nga policia, bashkë me të dashurin.

16-vjeçarja Beqiri ka reaguar për herë të parë rreth kësaj ngjarjeje, duke u shprehur se ka pasur një jetë të vështirë, ndaj edhe u detyrua që të grabiste bashkë me të dashurin e saj.

“Nuk di si ta nis këtë video. Do e sqaroj të vërtetën. Nëse do ishte e vërtetë, nuk do të isha duke folur këtu me ju. Çdo njeri që mund të bëjë gjëra, i bën nga një mënyrë e caktuar. Në këtë botë nuk ka borxh edhe hak pa marrë, si i thonë një fjale. Unë e bëra sepse kisha një arsye shumë të fortë që më të vërtetë më ka goditur në jetën time. Dhe nuk ishin pa qëllim videot që unë…nuk isha drama girl, por lot realë.”-rrëfen ndër të tjera ajo.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor