Aktualitet 7 Qershor 2021

Merrni çadrat me vete, e hëna nis me shi dhe temperatura të ulëta në këto zona

Aktualitet

Dita e sotme nis me alternime resh dhe kthjellimesh në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, intervali kohor, nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën 12 të mesditës, pritet të jetë i zymte dhe me re. Ndërsa deri në orën 18:00 e gjithë Shqipëria do të ketë më shumë se 50% mundësi që të përfshihet nga reshje shiu.

“Kjo javë do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërkohë zonat malore mbeten të rrezikuara nga vranësia dhe rrebeshe afatshkurta shiu.

Mesi i javës do të sjellë ndryshime më të dukshme në pjesën më të madhe të territorit. Ndërkohë dita e premte dhe fundjava mbeten në zonat lindore të rrezikuara nga rrebeshe shiu dhe shira më të pakët në pjesën tjetër të territorit. Vija bregdetare do të ketë thuajse zero reshje."- u shpreh meteorologia, Tanja Porja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor