Aktualitet 6 Qershor 2021

Më në fund Shqipëria merr frymë nga COVID, sot dita e gjashtë pa asnjë viktimë

Aktualitet

Për të gjashtën ditë radhazi, Shqipëria nuk ka shënuar asnjë viktimë nga pandemia e Koronavirusit. Sipas bilancit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë bërë 1881 testime, nga të cilat janë konfirmuar vetëm 5 raste të reja, ndërkohë që janë shëruar shëruar 37 qytetarë. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

NJOFTIMI I MINISTRISË

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (6 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,881

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor