Guide per shendetin 6 Qershor 2021

Mjekja ORL ngre alarmin "Covidi mund të çojë deri në humbje totale të dëgjimit"

Guide per shendetin

Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija. Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme.

Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes. Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.

“Kemi akoma pacientë që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar, nëse kanë pasur një tendencë të rënies së dëgjimit, tani vijnë me humbje totale të dëgjimit. Goditet nervi fundot i nuhatjes, shijes dhe dëgjimit”, thotë ajo.

Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme./News24/

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor