Aktualitet 5 Qershor 2021

Mos u gënjeni nga e shtuna, ja si pritet të jetë e diela për ata që duan të shkojnë në plazh

Aktualitet

Kjo fundjavë pritet të jetë “e lëkundur” për sa i përket kushteve atmosferike.

Meteorologia, Adiola Bani bën me dije për abcnews.al se dita e shtunë pasdite do të ketë vranësira në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar.

Ndërsa e diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, kurse pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash. Reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore

“Sot dhe gjatë fundjavës mbetemi nën ndikimin e temperaturave të larta në territorin shqiptar, ku vlerat minimale do të luhaten 10-11 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumi në qytetet më të nxehta si Tirana, Elbasani, Berati, Kuçova, Gjirokastra dhe Tepelena gjatë kësaj fundjave do të nxisin termometrin në 30-31 gradë celcius.

Për sa i përket kushteve të motit, sot do të paraqitet me diell në të gjithë territorin shqiptar, e shtuna na sjellë diell gjatë pjesës së parë, ndërsa pasditja dhe mesdita do të sjellin zhvillim të vranësirave lokale në zonën e alpeve, ku pritet edhe ndonjë shi i izoluar. E diela do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë herë pas here kalime vranësirash, ndërsa reshjet mbeten sërish të izoluara në skajin verior dhe zonat veri-lindore”/abcnews.al

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor