Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga: Santana Çomora
Fotografia: Armand Habazaj
Veshjet: BAQA ( Kohar Tirana )
Artela Papazjan është 29-vjeçarja me origjinë shqiptaro-armene, e lindur në Athinë, rritur në Shqipëri dhe momentalisht jeton në Paris prej 10 vitesh, ku ka përfunduar studimet për Fashion Marketing. Ajo nuk është pak e njohur për të gjitha ato që e pëlqejnë modën dhe stilin e saj, pasi dallohet për një stil të sofistikuar e miksim tendencash nga ato retro e deri tek ato të momentit.
Nëse të qëllon ta ndeshësh në rrugë, e sigurt që nuk do kalojë pa u vënë re. Ka diçka tek Artela që e bën atë të ketë një pamje të huaj, ekstravagante dhe moskokëçarëse ndaj syve admirues. Eksperimenton me veshjet, guxon në ngjyra e në stile. Sipas saj, të kesh stil do të thotë të mos tradhtosh vetveten.
Vite më parë, ajo ka qenë pjesë e seteve fotografike pasi doli nga radhët e Miss Shqipëria 2010 - të. Prezantimi i parë me aparatin fotografik kanë qenë shumë shkrepje nga mjeshtri i madh, Ilia Tërpini. Në një intervistë për Living, Artela na njeh me botën e saj të çuditshme si dhe me projektet e radhës.
Si mbërrite në Paris dhe me çfarë merresh konkretisht aty?
Ëndrra për Paris ka nisur që në adoleshencën time të hershme kur mamaja ime më thoshte gjithmonë: “Mëso shumë se në Paris do të çojë”.
Artela me të ëmën, Arjanën
Rrugëtimi im, pasi mbarova shkollën e mesme këtu nisi me arkitekturën, që përfundoi me një Bachelor në Fashion Marketing. Aktualisht, jam menaxhere projekti në kompaninë Clubs Escale. Njëkohësisht, po bëj një specializim në Visual Merchandising, ku roli im konstaton në dizajn dhe realizimin e konceptit të dyqaneve dhe vitrinave të ndryshme.
Pas kaq vitesh e ndien veten një pariziene apo të pëlqen të identifikohesh si një shqiptare?
Gjithmonë shqiptare.
Në krahun tënd ke një tatuazh të hartës së Shqipërisë? Je vërtetë kaq nacionaliste?
Jo, unë nuk jam nacionaliste. I përkas dy kombeve të ndryshme, me mama shqiptare dhe baba armen dhe identifikohem me të dyja. Shqipërinë e dua fort, jetën e kam në Paris, ama kokën tek ju!
Si mund ta përshkruash stilin tënd?
Që në fëmijëri përdorja veshje me ngjyra të ndezura për të rënë në sy. Sot, kam ruajtur këtë anë të dukshme për t’u veshur, një stil tepër i theksuar, që ecën në një hap me rrymën.
Ç’është moda për ty?
Për mua, moda është art. Shumë njerëz pyesin se çfarë do të thotë art? Kujt i intereson në fund të fundit! Është rezultati i një mendimi interesant.
Sa kohë harxhon për të krijuar një veshje tënden apo të vjen natyrshëm kombinimi i gjërave?
Për aq kohë sa bëj një dush.
Çfarë nuk do vishje kurrë?
Kanotiere.
Setin e realizuar me fotografin Armand Habazaj e sollëm në Street Style. Të pëlqen ky stil, mendon se është më i kapshëm edhe nga njerëzit që të ndjekin?
Njerëzit që më ndjekin janë pak a shumë njerëz që kuptojnë botën time si dhe kanë një stil jete të njëjtë me mua. Stili që ne sollëm është minimalist, i cili mbase nuk mund t'i përshtatet çdo lloj morfologjie trupore, po ama të lë të ëndërrosh dhe të imagjinosh veten me forma gjeometrike e aksesorë modernë, duke sjellë një stil të sofistikuar dhe dinamik.
Çfarë ka ndryshuar gjatë këtyre viteve në fushën e modës dhe cilat ishin pasojat e pandemisë në këtë sektor?
Më parë, moda bëhej për një kategori të caktuar shoqërore: të pasur, të bardhë, perëndimorë. Tani, po u drejtohemi kulturave, racave dhe feve të ndryshme. Duhet të jemi shumë më të guximshëm. Të kënaqësh sa më shumë njerëz të jetë e mundur është një sfidë e vërtetë.
A sollën një revolucion pasarelat online të modës (të realizuara për shkak të pandemisë ) si ajo e Moschino-s, Givenchy dhe disenjatorëve të mëdhenj?
Sigurisht që po, me sloganin¨SHIKO TANI, BLI TANI, VISH TANI¨. Industria e tekstilit ishte e detyruar të ndryshonte të gjithë agjendën e saj, veçanërisht shfaqjet e saj të shumta të modës të planifikuara fillimisht gjatë gjithë vitit duke vijuar me prezantime digjitale, shitje online, por duke ruajtur traditën e ftesave personale. Kësaj here me një pasarelë më komode, duke i ndjekur secili nga kolltuku i shtëpisë.
3 sugjerime për të qenë gjithmonë FASHION?
VETVETJA!
VETVETJA!
VETVETJA!
View this post on Instagram
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...