Pjata kryesore 3 Qershor 2021

Tavë kosi me mish qengji

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Papare ???? Mirela Andoni

Edhe pse tava e kosit është një pjatë tipike e kuzhinës së Elbasanit, ajo gatuhet thuajse në çdo krahinë. Mirela e Papares ka sjellë një version të ri, të cilin e duan shumë në familjen e saj kështu që përse të mos e provoni edhe ju.

PËRGATITJA: Kësaj herë e bëra pak më ndryshe tavën e kosit. Mishin e skuqa me pak gjalpë edhe vaj, i shtova ujë edhe e zieva. Kaurdisa 2 lugë miell me 2 lugë gjalpë, shtova lëngun e mishit edhe e bëra krem. Në tas rraha 4 vezë me 1 kg kos, kripë edhe në fund i shtova kremin e miellit edhe 1 lugë oriz të thyer. Mishin e vendosa në tavë me pak piper edhe sipër i shtova kremin e kosit dhe e poqa në furrë me 180 gradë për 40 minuta edhe gati.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor