Astroliving 2 Qershor 2021

Venusi lëviz drejt Gaforres për të sjellë një shije të ëmbël tek shenja si këto...

Astroliving

Venusi kalon në Gaforre më 2 qershor dhe do të qëndrojë atje deri më datë 28. Ky udhëtim i tij sjell me vete shumë dëshira dhe mundësi për të jetuar gjëra të ëmbla, emocione të lira dhe shumë ndjenjë (tek Gaforrja dihet që zemra ka gjithmonë të drejtë).

Venusi gjithashtu do ta bëjë çdo gjë më të zbutur, duke u dhënë shenjave zodiakale një ndjesi verore, plot ngjyra, shije të reja, pra çdo gjë do të jetë më e lehtë. Mes shenjave që do të favorizohen nga look-u i ri venusian janë Gaforrja, Demi, Virgjëresha dhe Peshqit, të cilat do të perceptojnë nga afër shumë delikatesë, dashuri dhe harmoni.

 Shumë të lehta do të jenë marrëdhëniet edhe për Akrepin dhe Shigjetarin, shenja të cilat do të rigjejnë intensitetin dhe bashkëpunimin me atë që duan.

Më pak e lehtë për t’u zhytur në situata e ndjenja do të jetë për Dashin, Bricjapin dhe Peshoren pasi në këto raste, Venusi do të kërkojë një diplomaci të caktuar dhe aftësinë për të mos e tepruar kurrë me asgjë.

Për Binjakët, të marrët e gjërave lehtë dhe argëtimi duket se pakësohen (nga ana tjetër ata bëhen shumë të aftë për t’i dhënë rëndësinë e duhur gjërave). Ujori ka mundësinë të përqëndrohet tek gjërat e vogla, në detaje, në përgatitjen e diçkaje që kërkon saktësi. Më në fund, Luani i lejon vetes një moment pauze, përjeton një muaj të lehtë, të shpërqëndruar dhe të këndshëm.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor