Pjata kryesore 2 Qershor 2021

Kotoleta patëllxhanësh të pjekura në furrë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit ngarenamour_by_amibekteshi

Kjo është një pjatë fantastike për të gjithë familjen, sidomos për nazelinjtë e vegjël e të mëdhenj që mezi e konsumojnë. Kur të provoni këtë recetë, do të më kujtoni.

PËRBËRËSIT PËR 2-3 PERSONA: 1 patëllxhan i madh, 2 vezë, 150g Cornflakes (drithëra) , 6 degë majdanoz, vaj ulliri, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Shtypni Cornflakes dhe lërini anash. Bashkoni vezët me majdanoz, kripë e piper dhe lërini mënjanë. Merrni patëllxhanin, priteni në feta te holla dhealoni secilën fetë në vezë dhe Cornflakes. Bëjeni këtë proces dy herë. Më pas vendosni kotoletat në tavë dhe u shtoni pak vaj ulliri, pakëz kripë, piper. I vendosim në furrë të parangrohur në 300•C për 10-12minuta në procesin Grill ose me zjarr lart. Servirini sipas dëshirës me sallatë, kos, karota etj. JU BËFTË MIRË!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lifestyle✨ Family???? Food???? (@renamour_by_amibekteshi)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor