Astroliving 1 Qershor 2021

Horoskopi i muajit qershor: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Nga PAOLO FOX

UJORI: Nuk përjashtohet pak tension për shkak të ndikimit të Marsit në datën 11 deri më 29 qershor. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet profesionale. Ndonëse është vit ndryshimesh, keni ende shumë punë. Një dozë e mirë diplomacie do t'ju ndihmojë të kapërceni disa pengesa, kryesisht sepse keni të bëni me njerëz që nuk kanë të njëjtin mendim si ju për një projekt tuajin. Ditët më të tensionuara janë datat 14 dhe 15. Nëse keni një aktivitet tuajin, një avokat mund t'ju ndihmojë të zgjidhni një problem.

Në qershor hapet një kapitull i ri për ata që duan të bëjnë fëmijë, ndaj shtohen përgjegjësitë. Është muaj interesant për emocione, për një surprizë ose për një eveniment. Ata që nuk gjejnë dashurinë duhet të pyesin veten se ç'duan në të vërtetë. Duhet të reflektoni para se të vini në pikëpyetje një ndjenjë. 

Datat 11, 14 dhe 20 do të karakterizohen nga një lodhje fizike që duket paksa më e ndërlikuar. Mundohuni të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të ruheni nga shpërqendrimet ose nga dëmtimet që mund të shkaktoni pa dashje. 

PESHQIT: Muaj i rëndësishëm profesional. Është moment i shkëlqyer edhe për t'u njohur në ambiente të reja, për të zgjeruar rrezen e veprimit, në varësi të burimeve që keni, pasi një profesionit i lirë mund të jetë më i favorizuar se një vartës. Projektet që shkojnë mirë në këtë fazë të vitit do të vazhdojnë kështu deri në vitin 2022. Duhet thjesht pak durim dhe guxim për të përballuar gjithçka më së miri.

Çiftet që i kaluan me sukses problemet në maj, në qershor do të jenë edhe më të forta. Nëse nuk e duroni dot dikë, mund t'ia thoni dhe të çliroheni. Meditoni për nevojat tuaja dhe dëgjoni zërin e ndërgjegjes. Dashuritë e reja janë intriguese. Venusi ju favorizon gjatë gjithë muajit, por fundjavat më interesante janë datat 12, 13, 19 dhe 20. Mos hiqni dorë nga njohjet e reja vetëm sepse jeni lënduar.

Qershori ju çliron nga ndonjë ngarkesë. Është tregues pozitiv fakti që ju rikthehet optimizmi dhe dëshira për të vepruar. Dy javët e para karakterizohen nga gjallëria dhe kurat që nisin pas datës 21 janë më të mirat. Ky muaj ju nxit të kujdeseni më shumë për trupin tuaj dhe të bëni orët e duhura të gjumit. Duhet të kujdeseni edhe për ushqimin.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor