Femijet 29 Maj 2021

Duhet të ndryshoni model, këto shenja tregojnë se po rrisni fëmijë të llastuar

Femijet

Asnjë prind nuk dëshiron të rrisë një fëmijë të përkëdhelur, por nganjëherë
dëshira e prindërve për t’i dhënë fëmijëve të tyre vetëm më të mirat dhe për ta bërë jetën e tyre sa më të rehatshme dhe të sigurt, mund të shkaktojë rezultate që nuk janë në përputhje me planin e tyre. Psikologët e fëmijëve kanë punuar me këtë problem për një kohë të gjatë. Ata e quajnë atë “The Spoiled Child Syndrome” që karakterizohet nga modele të caktuara të sjelljes së një fëmije. Ja shenjat që tregojnë praninë e këtij sindromi:

1.Fëmija është i sjellshëm me njerëzit e tjerë, por nuk ju falënderon asnjëherë juve
2.Nuk mund të merret me punët e thjeshta shtëpiake.
3.Nuk shoqërohet me bashkëmoshatarë dhe është i sigurt se ata sillen në mënyrë të gabuar.
4.Shpesh bën naze kur nuk merr atë që dëshiron.
5.Nuk i pëlqen aktivitetet që përfshijnë konkurrencën.
6.Flet me prindërit ashtu siç bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me “të qenit miq” me ta.
7.Fëmija ka vetëbesim të ulët.
8.Dëshiron të pushtojë gjithë kohën tuaj të lirë.
9.Nuk e njeh autoritetin dhe shpesh debaton me të rriturit.
10.Nuk e kupton vlerën e parave.
11.Shpesh ankohet se është i mërzitur.
12.Nuk mund të kontrollojë emocionet e tij/saj./Burimi "PSYCHOLOGY"

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor