Pjata kryesore 29 Maj 2021

Pite me qepë të njoma dhe djathë

Pjata kryesore

 

Miell 400 gr
Kripë 1 lugëz e vogël
250 - 300 ml ujë i nxehtë
200 g djathë gouda
Bishta qepe
100 g gjalpë

????Formoni brumin duke shtuar te mielli, kripën dhe ujin e ngrohtë.
????E ndani në 8 pjesë dhe secilën e hapni petë gati sa pëllëmba ( e imja se varet sa e keni dorën ju ????????) e lyeni me gjalpë, shtoni bishtat e qepëve të njoma dhe djathin e grirë. ????E mblidhni role dhe më pas një tjetër role duke e vendosur me kujdes pjesën fundore poshtë.
????E hapni përsëri dhe e piqni në skarë ose tigan, duke e kthyer nga të dyja anët.

????I shijoni të ngrohta edhe bëjini se do i kërkoni në çdo vend që këmba shkel ????

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor