Femijet 27 Maj 2021

Nga Lira Gjika; Pedofilia dhe profili i një pedofili

Femijet

Nga Lira Gjika/Pedofili nuk eshte njeri i sëmurë, por njeri i keq. Ai është njeri grabitqar, që nuk di dhe nuk do të kontrolloje instiktet e tij perverse. Njeriu i semurë kur e di që ka një sëmundje, e cila u bën keq të tjerëve, u shmanget, sidomos fëmijëve. Pra nuk kemi te bëjmë me sëmundje, por me ligësi të mirëfilltë. Pedofili rri gjatë gjithe kohës duke menduar se si do ta fusi në kurth prenë e tij, fëmijën dhe për asnjë çast, nuk i vjen keq. Perkundrazi, rri gjithe kohen duke fantazuar e menduar per femijen dhe kurthin, që duhet ti ngreje, që të mund ta kapë e ta përdorë si objekt seksual, që ta abuzojë e shfrytëzojë, pa mëshirë. Pedofilia është mënyra e të trajtuarit të fëmijës si “gjë” dhe nuk ka të bëjë me dashurinë. Pedofilia është krimi më i keq, që mund të bëjë njeriu.

Po e quajtëm pedofilinë sëmundje dhe pedofilin të sëmurë, atëherë, ai nuk duhet të dënohet, por të na vijë keq, pasi është i sëmurë. Për fat pedofilia nuk është sëmundje, por është skllavëri. Skllavëria është e ndaluar me ligj, sepse është mënyrë e keqe dhe kriminale, sëbashku, e të trajtuarit të njeriut nga njeriu. Në rastin e pedofilisë, është skllavëria e të rriturit ndaj fëmijës, pra trajtimi i fëmijës si një “gjë”, si objekt për të plotësuar nevoja kriminale. Pedofili perton të menaxhojë veten, nuk do të njohi ligjet, si ato morale dhe ato juridike, por ushqen kënaqësitë e tij kriminale dhe shmang me dashje dhimsurinë. Ai përpiqet me çdo kusht t’u krijojë gracka dhe t’i kthejë në skllevër të tij, fëmijët. Nëse një i rritur nuk vepron dot “në interesin më të lartë të fëmijës”, por ushqen fantazitë e tij perverse, dhe grabit fëmijë apo kërcënon fëmijë, kjo është zgjedhje. Një i rritur nuk mund të bëjë çtë dojë me një fëmijë. Edhe prindit, kur keqtrajton fëmijën, sillet keq me të, i hiqet e drejta prindërore dhe nuk i lejohet të takojë fëmijën e jo më një njeriu si pedofili, që duhet të përgjigjet deri më një për veprimet e tij kriminale. Është e vërtetë, që ndjenjat tona janë të kondicionuara nga mënyra e të rriturit, por veprimet tona varen vetëm nga ne, prandaj njerëz, mjaft më me këtë shprehje: “se ai është i sëmurë”. të sëmurët nuk janë kriminela. Asnjë i sëmurë nuk bën krim, krimin e bën vetëm njeriu, që shijon të keqen, që ka zgjedhur të keqen. Pedofilia është zgjedhje me dashje e të keqes dhe pedofili është ai njeri, i cili ka zgjedhur të jetojë në këtë mënyrë, dhe e shijon atë, të keqen. Ai e mban gjallë këtë të keqe, me gjithë fuqinë e mëndjes së tij kriminale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor