Guide per shendetin 27 Maj 2021

Këmbë të fryra dhe të enjtura? Këto 2 receta do t’ju lehtësojnë ditën

Guide per shendetin

RECETA ME MENTE: Në gjysmë litër ujë shtoni 2 lugë gjelle mente të tharë dhe vëreni të ziejë për 20 minuta. Pastaj, hiqeni nga zjarri, lereni të ftohet dhe kullojeni. Në vazhdim, ruajeni lëngun e mbledhur për 1 javë në frigorifer. Aplikojeni në këmbë kur i ndjeni të enjtura e të lodhura.


RECETA ME DAFINË: Merrni disa gjethe dafine dhe 1 enë me ujë. Mbushni një enë me ujë dhe hidhni në të gjethet e dafinës. Vendosini në zjarr të vlojnë për 20 minuta. Më pas largojeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak dhe zhysni këmbët në të. Mbajini për 20 minuta. Më pas vishni një palë çorape në mënyrë që të mbani të njëjtën temperaturë edhe për pak kohë. Bëni të njëjtën gjë çdo ditë dhe nuk do të ndjeni probleme me këmbët tuaja. Mjekët rekomandojnë ta ndiqni këtë procedurë të paktën për një javë çdo 6 muaj. Në rast se keni ënjtje serioze të këmbëve, ju thjesht mund të përgatisni një dush me gjethe dafine në mëngjes dhe në mbrëmje. Për të hequr qafe djersitjen e këmbëve, bëni një dush para se të flini dhe hidhni 20-40 gjethe dafine.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor