Pjata kryesore 26 Maj 2021

Fileto pule me domate dhe ullinj

Pjata kryesore

Përbërësit: 1 filetë pule, 200 g domate të vogla, 1 mocarela, 10 ullinj
1 thelp hudhër, gjethe borziloku, kripë, piper dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Filetën e pulës e ndajmë në tre feta të holla, e marinojmë me kripë dhe piper. Ndajmë në feta domatet dhe djathin mocarela, vendosim në çdo fileto djathë, domate dhe borzilok. E mbledhim role dhe e fiksojmë ne një kunjëz druri. I skuqim në tigan derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë hudhrën e grimcuar, domate, gjethe borziloku dhe ullinj. Rregullojmë shijen e salcës me kripë dhe piper. I shërbejmë në pjatë ku vendosim pak salcë poshtë dhe filetën sipër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor