Pjata kryesore 24 Maj 2021

Domate dhe speca të mbushura që të lëpini gishtat

Pjata kryesore

Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Nuk ka ndonjë marifet se secili i bën sipas dëshirës specat e mbushur, por Mirela zgjedh oriz të thyer dhe rrumbullak.

Për tavën ju duhen: 5 speca, 4 domate, 5 qepë të njoma, 1 tas oriz, 2 tasa ujë të nxehtë, kripë, piper, rigon edhe trumzë.

PËRGATITJA: Kaurdisni qepën disa minuta, shtoni orizin dhe vazhdoni kaurdisjen, më pas shtoni kripën dhe erëzat. Me një lugë hiqni të gjithë tulin e brendshëm të domateve dhe shtojeni te orizi. E zieni disa çaste dhe pastaj mbushni specat edhe domatet. I rreshtoni në tavë, mbushni anët ne orizin e mbetur dhe ujin e nxehtë dhe piqini në furrë të parangrohur me 180 gradë për 1 orë derisa të marri ngjyrë e të kërcaniset.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor