Pjata kryesore 20 Maj 2021

Fasule pllaqi me salsiçe

Pjata kryesore

Nëse ju kanë ngelur akoma fasule në shtëpi, mos ngurroni të provoni recetën e mëposhtme nga Uarda Shahinaj | Adda’s All.

PËRBËRËSIT: 3-4 salsiçe , 1 gotë fasule pllaqi të ziera më parë, 1 qepë, domate të thata të konservuara me vaj, 2 thelpinj hudhra, 1 degë rozmarinë, 2-3 lugë vaj ulliri, 2 gota lëng mishi, kripë dhe piper i zi.

PËRGATITJA: Në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë, kaurdisni salsiçet me vajin e ullirit. Hiqini sapo të mpiksen dhe tek i njëjti tigan shtoni qepën e prerë imët dhe hudhrat. Bashkoni me to dhe fasulet e ziera më parë, domatet e thata të grira trashë, degën e rozmarinës, kripë dhe piper të zi. Jepuni një të përzier që shijet të lidhen. Vendosni salsiçet sipër dhe shtoni lëngun e mishit. Mbulojeni tiganin me letër alumini dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 180' C për 30 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën që të thekëriset dhe sipërfaqja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor