Orakulli i kuzhinës 19 Maj 2021

Mund të jeni duke i bërë një të keqe të madhe vetes, ja 3 rastet kur s'duhet të hani kurrsesi hudhra

Orakulli i kuzhinës

Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund t'i merrni me mend.  Ka veti antibakteriale dhe antiinflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara. Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B që shkatërrojnë një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve, por ekizstojnë edhe disa kategori njerëzish ose situata ku është e ndaluar të përdorni hudhra:

-Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Hudhra është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë kur merret në sasitë që normalisht gjenden në ushqim. Hudhra është e paqëndrueshme kur përdoret në sasi medicinale gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji. Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme për sigurinë e aplikimit të hudhrës në lëkurë nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj, për të qenë më të sigurta, mos e përdorni.

-Çrregullime të gjakderdhjes: Hudhra, veçanërisht ajo e freskët, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Probleme të stomakut ose tretjes: Hudhra mund të irritojë traktin gastrointestinal (GI). Përdoreni me kujdes nëse keni probleme me stomakun ose tretjen.

-Tensioni i ulët i gjakut: Hudhra mund të ulë tensionin e gjakut. Në teori, konsumimi i hudhrave mund të bëjë që tensioni i gjakut të bëhet shumë i ulët tek njerëzit me tension të ulët të gjakut.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor