Pjata kryesore 18 Maj 2021

Pulë me bullgur në furrë

Pjata kryesore

Receta u realizua nga Papare_thebeautyofsmallthings

Duhet ta provoni sepse shija është fantastike dhe ju duhen vetëm pak përbërës që i gjeni te @annamarket.al

PËRBËRËSIT: copa pule, 300 g bullgur, 1 qepë, piper i zi, spec i kuq pluhur, kripë, vaj ulliri, ujë 900 ml dhe trumzë.

PËRGATITJA: Skuqni mirë copat e mishit nga të dyja anët dhe i vendosni në pjatë. Po aty kaurdisni qepët derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë, shtoni erëzat dhe bullgurin. Pasi të ketë marrë ngjyrë edhe bullguri shuajeni me ujë. Vendosni copat e mishit dhe e vendosni në furrë për 30 minuta me 200 gradë. Bullguri del i shkrifët edhe plot shije, qepët që dalin lart nga pjekja në furrë karamelizohen edhe më shumë edhe marrin më shumë shije.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor