Showbiz 13 Maj 2021

Konkurrentja më e re e Elvanës qenka as më pak e as më shumë se vajza e kësaj këngëtareje të njohur

Showbiz

Në shtëpinë e Aurela Gaçes ka gjithmonë muzikë, por jo gjithmonë është ajo që ia merr këngës. Me siguri po mendoni për Grace, vajzën e madhe të këngëtares së njohur, e cila ka shoqëruar të ëmën edhe më parë në skenë, por jo, artistja më e re e familjes është Abigail. Së fundmi Aurela, ka publikuar në InstaStory një video ku dëgjohet e vogla e saj teksa këndon një ndër këngët e albumit më të ri të Elvana Gjatës.

“Na falni për errësirën, por isha në përpjekjen e nënës për ta vënë në gjumë. Ndërkohë fëmija im këndon”, ka shkruar Aurela krahas videos.

Edhe pse ende nuk ka mësuar ta thotë mirë ‘E mos u ngut’, Abigail na ëmbëlsoi ditën me zërin e saj, madje edhe vetë Elvanën, e cila e ka ripostuar përsëri këtë video në InstaStory-n e saj. Kujtojmë se para disa ditësh Elvana publikoi albumin më të ri muzikor, të titulluar “Çelu”, i cili përmban shtatë këngë të reja, të cilat për momentin janë më të dëgjuarat në platformat muzikore. Duket se 2021 do të jetë viti i Elvanës, duke qenë se për 3 vite i mungoi tregut muzikor.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor