Pjata kryesore 10 Maj 2021

Gjel fshati në furrë me oriz e perime

Pjata kryesore

RECETA u realizua nga Adisa's Kitchen

Gjel fshati në furrë me oriz e perime
U nisa te shkruaja pulë, por pastaj u kujtova qe na kishte qene nje zoteri gjel ????.
Kjo eshte tava me e dashur ne shtepine tonë dhe nese kemi pule apo gjel fshati e vendosim ta gatuajme keshtu, asnje nuk kundershton!
Si familje e duam shume orizin dhe orizi i ri nga @miellidiamond , na ka pelqyer vertet shume.

PËRBËRËSIT: 1 gjel i zier paraprakisht, 1 gotë uji oriz, 2 gota nga lëngu i gjelit, 1 qepë e madhe, 1 degë selino, 1 karotë, 1 patëllxhan
1 spec i kuq, 2 domate të pjekura mirë dhe 1/ 2 filxhan kafeje me vaj ulliri.
PËRGATITJA: 
N nje tigan shtohet vaji i ulliri dhe me pas te gjitha perimet te grira, sa kaurdisen mire!

Pasi perimet kaurdisen i shtohen domatet te grira ne mikser sa behen homogjene. I leme edhe 5 minuta se bashku me domatet!

Me pas shtojme perimet e kaurdisura, trazojme mire!

Vendosim siper pjeset e mishit dhe e kalojme ne furre te mbuluar me kapak ne temperature 220°C derisa lengu thahet.
Pasi lengu thahet heqim kapakun dhe kalojme nxehtesine vetem ne pjesen siper sa mishi merr ngjyre.

Kaq dhe tava jone e preferuar ishte gati. Ju befte mire nese e provoni!




ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor