Astroliving 10 Maj 2021

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 10-16 maj

Astroliving

Dashi: E hëna është një ditë e veçantë, pasi Mërkuri hyn në shenjën e Demit dhe kjo do të sjellë avantazhe dhe për shenjën tuaj. Në fakt, ata që kanë ndër mend të ndërrojnë punë, rrugën e kanë të shtruar. Tani nuk është momenti i përshtatshëm për të krijuar lidhje afatgjata, por nuk mungojnë njohjet kalimtare. Dashuria e vërtetë është ajo që kërkon një shtysë më shumë.

Demi: Pas muajsh të tërë reflektimi, do të nisë për ju një javë shumë e bukur dhe do të dukeni tërheqës në sytë e të tjerëve. Atyre që do të dinë si t’i lëvizin gurët do t’u ofrohen mundësi të reja në karrierë. Java do të mbyllet bukur me një dashuri të re në krah. Personat që sapo kanë dalë nga një lidhje e gjatë, tani më në fund do të hapin një kapitull të ri në jetën e tyre.

Binjakët: Nëse ka diçka që ju shqetëson në lidhje me karrierën tuaj gjatë kësaj periudhe, mbase është më mirë që ta diskutoni me eprorin ose të bëni mbledhje me kolegët. Nuk pritet që të ketë ndryshime të  mëdha gjatë këtyre ditëve. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni raportet e ndërlikuara dhe të mos merreni me ata njerëz që nuk u përgjigjen dëshirave tuaja. Nga e mërkura dhe në vazhdim gjërat do të rregullohen.

Gaforrja: Gjysma e dytë e këtij muaji do të jetë shumë e rëndësishme për ju. Të martën Urani do të hyjë në shenjën tuaj, duke i ndryshuar gjërat për mirë. Ndoshta do të filloni një karrierë të re apo do të merrni një lajm të mirë. Do t’ju vijnë propozime të reja dhe ngazëlluese, por përgatituni të luftoni fort, sepse nuk do të mungojnë as sfidat. Mos u shkurajoni, sepse me durim dhe këmbëngulje do t’ia dilni mbanë.

Luani: Jeni në një fazë të jetës suaj ku pritet të ndodhin ndryshime radikale, sidomos në sektorin e punës. Do të bëni përparime të dukshme, por jo pa vështirësi, sepse konkurrencën do ta keni të fortë. Brenda qershorit do të përballeni me një provim të rëndësishëm. Nëse do të jeni të vëmendshëm, me siguri që do të fitoni. Në dashuri jeni në një fazë rikuperimi, por në këto momente puna është ajo që ju shqetëson më shumë.

Virgjëresha: Do të kaloni disa ditë të vështira, por në fund do të keni sukses. Dikush do t’ju ndihmojë në zgjidhjen e një problemi, ndërsa në sektorin e punës do të konkretizohet një projekt që e mendonit prej kohësh. Në dashuri mund të nisni një bashkëjetesë aty nga qershori ose korriku. Sa më të mëdha të jenë projektet, aq më në detaj do t’ju hyni ju gjërave, por kështu do të merrni dhe më shumë kritika.

Peshorja: Forcë dhe buzëqeshje do të jetë motoja juaj e kësaj jave. Personat e shenjës së Demit dhe Shigjetarit nuk do t’jua kursejnë ndihmën, prandaj përfitoni për sa kohë që ju jepet mundësia. 2021-shi do të jetë gjithsesi një vit i mbushur me angazhime për ju. Jeni në një fazë ndryshimesh dhe kjo gjë ju shkakton edhe pështjellim.

Akrepi: Sfida të shumta ju presin. Jupiteri ju favorizon, ndërsa Urani ju bëhet pengesë. Jeni me pak fjalë në një fazë të jetës suaj ku i keni gjërat të paqarta. Keni shumë ide, por që nuk arrini t’i konkretizoni për shkak të pengesave që hasni. Edhe fizikisht nuk ndiheni shumë mirë. Mos e lini pas dore familjen. Sido që të jetë puna duhet të bëni më shumë durim me të afërmit tuaj.

Shigjetari: Pritet që kjo të jetë një javë pozitive për të lindurit e shenjës së Shigjetarit, por megjithatë nuk do të mungojnë as tensionet. Tani po e merrni jetën si t’ju vijë, një ditë jeni të kënaqur, tjetrën ju vjen të lini gjithçka dhe të mos merreni me asgjë. Gjatë periudhës së verës ju presin angazhime që nga njëra anë janë interesante, por nga ana tjetër ju sjellin ndërlikime. Në fakt, tani doni të bëni vetëm gjërat që i keni për zemër. Në punët e zemrës duhet të përpiqeni më shumë.                                               

Bricjapi: Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për Bricjapët, sepse tekefundit sapo keni dalë nga një periudhë e vështirë. Gjatë muajve qershor dhe korrik gjërat do t’ju ecin mbarë dhe do të merrni atë energjinë e nevojshme që ju mungon. Ata që kanë pësuar një humbje apo dështim, tani kanë rastin të rimarrin situatën në dorë. Edhe në dashuri do të keni të reja, prandaj përzihuni me turmën, mos u izoloni.                    

Ujori: Pritet që këtë javë të jeni në gjendje plogështie, për shkak të Hënës në disonancë. Falë përpjekjeve tuaja të shumta edhe rezultatet nuk do të mungojnë. Në sferën e ndjenjave gjërat do të ndryshojnë. Një person do t’ju japë atë që dëshironi. Mos merrni shumë përgjegjësi përsipër gjatë këtyre ditëve, sepse ju mungon energjia e nevojshme për t’i çuar deri në fund.

Peshqit: Gjatë këtyre ditëve do të jeni disi të acaruar, sidomos të mërkurën dhe të enjten, atëherë kur do t’ju duhet që t’i bëni gjërat me qetësi. E diela do të jetë një ditë e qetë. Ndoshta po këmbëngulni më shumë seç duhet për diçka. Nëse në dashuri keni probleme, kjo ndodh ngaqë nuk po e takoni shpesh partnerin ose sepse duhet të bëni një zgjedhje mes dy personave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor