Pjata kryesore 7 Maj 2021

Supë kremoze patatesh

Pjata kryesore

Receta u përgatit nga Adisa's Kitchen

Kjo supë ka aq pak përbërëss, por është aq e shijshme, saqë nuk më ka ndodhur akoma mos të ma pëlqejë njeri.

PËRBËRËSIT:  5 patate mesatare, pluhur hudhre, 2 lugë gjelle gjalp,
3, 4 gota qumësht në varësi sa të trashë e doni, pak panna, arrë moskat për ta servirur, copëza buke të skuqur me pak vaj, kripë.

PËRGATITJA: Si fillim zihen patatet me gjithë lëkurë. Ftohen pak, ju hiqet lëkura dhe kalohen në tenxheren e supës. Shtypen pak me pirun, shtohet gjalpi, qumështi, 1 majë luge pluhur hudhre, kalohen me mikser dore sa bëhet kremoze. Nëse e doni më të hollë shtoni akoma qumësht. Kalojeni në zjarr mesatar për 5- 10 min, duke e trazuar vazhdimisht dhe e keni gati. Rregullojeni me kripë.
Kur e servir unë preferoj t'i shtoj pak pana, arrë moskat edhe bar qepe ( shkon edhe me majdanoz). Për ta shoqëruar skuq ca kubike të vogla buke!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor