Showbiz 4 Maj 2021

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Guljelm Radosë, aktori futet në intubim tek "Shefqet Ndroqi"

Showbiz

Aktori Guljelm Radoja pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit për shkak të Covid 19, dërgohet në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 
Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit. 

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi "Kush vdes në këmbë" apo edhe te , "Gjurma", "Mësonjëtorja”, "Kthimi i ushtrisë së vdekur", "Kolonel Bunker" etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor