Showbiz 4 Maj 2021

"Kemi rritur 3 fëmijë të mrekullueshëm, por..." Bill Gates i jep fund martesës pas 27 vitesh

Showbiz

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, përmes një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ka lajmëruar se është ndarë nga bashkëshortja, Melinda Gates, pas 27-vjetësh bashkëjetesë.

Fare papritur, Gates ka shkruar se aid he Melinda, kanë vendosur të mos kalojnë në faza të tjera jetësore. Ata kanë kërkuar privatësi për familjen e tyre, derisa të fillojnë jetën e re.


“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Gjatë 27 vjetëve, kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’u mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re”,- thuhet në letrën publike që Gates ka ndarë me të gjitë në profilin e tij.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor