Astroliving 3 Maj 2021

Horoskopi i muajit maj: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Astroliving

Nga Paolo Fox

SHIGJETARI: Doni të bëni gjithmonë më shumë, por në maj duhet ta merrni pak më shtruar. Edhe pse ata që kanë fituar më shumë duhet të shpenzojnë për të shlyer detyrime të prapambetura. Do të jenë ditë disi të tensionuara, sidomos pas datës 13. Nëse keni ortakë ose bashkëpunëtorë me të cilët duhet të bëni zgjedhje, mund të humbni kohë, mund t'ju duket sikur nuk ju dëgjojnë. Në muajt në vazhdim do të keni një dëshirë të madhe për të rënë në sy. Nuk do të konkretizohet në maj një ndryshim që ju kishin premtuar. Duhet të prisni edhe disa javë.

Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet.

Është muaj stresues me disa polemika të vogla pas datës 11. Do të ndieni njëfarë lodhjeje rreth datës 16, ndaj është më mirë të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Më mirë kënaquni me pak për t'u mbrojtur nga çdo problem. Fundjava e datës 23 dhe 24 do të jetë e ngarkuar me presion.

BRICJAPI: Maji dhe qershori janë muaj interesantë! Në këto ditë mund të lindin ide të mira, sidomos nëse keni ndërmarrë një biznes ose keni nisur projekte të reja në muajt e fundit. Nuk do të mungojnë rezultatet pozitive. Tani mund t'ju lindë forca dhe energjia për të jetuar në maksimum. Ditët më të mira do të jenë datat 11, 12, 20 dhe 21. Telefonata, takime, ata që punojnë me kohë të pjesshme do të kenë mundësi ndryshimi. Ata që ndiejnë nevojën e aventurave, mund të ndryshojnë qytet. Do të keni përgjegjësi të reja dhe mund të ndërmerrni një udhëtim që mund të rezultojë fitimprurës.

Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkëta. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishme, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishme. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtohet mundësia që pas një ndarjeje, të gjeni një dashuri të re.

Maji dhe qershori janë muaj idealë për të rifituar një formë të mirë fizike. Saturni nuk është më i pranishëm në shenjën tuaj, por do të rikthehet, ndaj mos e teproni me ushqimin dhe mundimin. Sipas astrologjisë tradicionale, Bricjapi duhet të bëjë pak kujdes me kockat, reumatizmin dhe cervikalen. Shmangni qëndrimet e gabuara, sidomos nëse punoni shumë në zyrë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor