Astroliving 3 Maj 2021

Horoskopi i muajit maj: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

BINJAKËT: Të lindurit në fund të muajit maj që punojnë me kohë të pjesshme, ose u ka përfunduar kontrata, do të përballen me një moment pasigurie. Do t'ju rikthehet fati në gusht. Në maj mund të shtyhet sërish dhënia e lejeve, nëse keni ende çështje burokratike pezull. Datat 13 dhe 14 janë interesante.

Mund të lindë një emocion i rëndësishëm gjatë muajit maj, që do të lulëzojë njësoj si lulet e pranverës. Maji do të karakterizohet nga dëshira për projekte të rëndësishme. Muaj i favorshëm për ata që duan të martohen ose të bashkëjetojnë.

Ndikimi i Diellit më datë 20 në shenjën tuaj do t'ju mbushë me energji. Do të ndiheni sërish aktivë, të fortë, të kënaqur. Ditët e fundit të muajit janë interesante, pasi mund t'ju shkëputin nga një problematikë që ju ka tensionuar prej vitesh.

GAFORRJA: Duhet thënë se muaji maj karakterizohet nga një përmirësim i dukshëm. Për shembull, atyre që kërkojnë punë mund t'u paraqitet një mundësi pune me kohë të pjesshme. Duhet të përballeni me problemet ekonomike. Tashmë do të keni mundësi t'i shihni gjërat më qartë, si dhe t'u drejtoheni njerëzve më të besuar për çështje të rëndësishme. Nëse punoni për një kompani, me gjasa do të merrni një konfirmim pozitiv pas datës 24. Marrëdhëniet e reja sentimentale duhen trajtuar me pasion, edhe pse do të nevojitet kohë, sepse mund të pësojnë kriza.

Vera, për shembull, do të jetë një stinë shumë e rëndësishme për çështjet e zemrës. Në të vërtetë, është mirë të kapërceni ndjesinë e pakënaqësisë që ju ndjek prej disa kohësh, për të cilën nuk e ka fajin as partneri dhe as personi që ju intereson. Maji dhe qershori janë muaj më të lehtë për t'u përballuar, nëse keni ndër mend të bëni plane afatgjata me partnerin. Zemrat e vetmuara, ata që kanë pasur konflikte të mëdha, mund të jenë më të favorizuar, edhe pse para gushtit nuk do ta lëshojnë plotësisht veten.

Dy javët e para të prillit nuk janë shumë të mira as në aspektin fizik. Bëni mirë të tregoni kujdes kur shtohen kontradiktat, tensionet si në familje, edhe në punë. Do ta merrni veten që pas datës 9. Datë e favorshme për të filluar kura dhe për t'i kushtuar pak kohë vetes është data 23. Yjet e majit ju bëjnë më energjikë se zakonisht. Kjo ndjesi lehtësimi, me më shumë aktivitet, do të ndihet në këtë moment të jetës suaj. Pengesat në punë duhen trajtuar me vëmendje, por në përgjithësi mund të themi se është një periudhë e mirë për t'u kujdesur pak më shumë për organizmin tuaj.    

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor