As syzet as celulari nuk pastrohen me bluzë, ka disa mënyra të tjera praktike
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
DASHI: Vera do të karakterizohet nga qetësia, ndryshe nga viti i kaluar. E vetmja pikë kritike është pozicionimi i Marsit, që mund t'ju shkaktojë probleme me paratë. Në fundjavat e muajit mund t’ju lindë nevoja të kapërceni ndonjë vështirësi. Nuk do të mungojnë shpenzimet, kryesisht ato që lidhen me familjen ose hua të prapambetura. Është muaj me ide interesante për të ardhmen.
Dashuria mund të fillojë të jetë intrigante ose plot pasion. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj mund të shkaktojë dyshime të forta dhe pasiguri. Sigurisht që kjo situatë do të ndikojë kryesisht te çiftet që ndihen prej kohësh në vështirësi. Zemrat vetmitare do të jenë më të hapura për dashuri. Shmangni takimet me të martuarit ose me personat me karakter të vështirë.
Do të jeni mirë fizikisht, sidomos pas datës 20. Ndikimi i Mërkurit dhe Diellit do t'ju kthejë forcën. Ndërsa ndikimi i Marsit ju këshillon të shmangni diskutimet në familje për tema që ju nervozojnë. Mundohuni të ruani qetësinë, përndryshe fundjavat do të karakterizohen nga dhimbjet e stomakut dhe të kokës.
DEMI: Nuk duhen nënvlerësuar propozimet që merrni, pasi ndikimi i Jupiterit nga data 13 nuk do të jetë më aq kritik dhe do të keni mundësi t'i shihni më qartë gjërat. Por duhet të nxitoni, sepse ndikimi i Jupiterit nuk do të zgjatë. Sipërmarrësit të cilëve s'u ka ecur në muajt e fundit, mund të shfrytëzojnë një mundësi për t'u rimëkëmbur. Ditët më interesante janë ato rreth datës 20.
Në maj do të vazhdojnë lidhjet e nisura gjatë muajve të shkuar. Nëse doni të martoheni ose të bashkëjetoni, mundohuni të bindeni që edhe partneri është i të njëjtit mendim për këtë hap të rëndësishëm. Viti 2021 do të jetë i suksesshëm vetëm për çiftet që duhen vërtet.
Rikthimi i Jupiterit në shenjën tuaj nënkupton që do t'ju rikthehet edhe fuqia fizike. Madje, rreth datës 20, mund të filloni një kurë ose do të dëshironi të jetoni më mirë. Meqë ju pëlqen e bukura, mundohuni të rrethoheni nga harmonia, pasi e keni të nevojshme.
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...
Mbreti Charles dhe Kate Middleton po mbështesin njëri-tjetrin në luftën e tyre kundër kancerit, të cilin ata po e luftojnë ...
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...