Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Është një moment preçiz mes pranverës dhe verës, kur mungojnë frutat. Për shembull, kur portokallet e mbyliln sezonin e tyre, luleshtrydhet, ato të mirat, të pjekurat nga dielli janë ende pak larg. Prandaj edhe përfundojmë gjithnjë të marrim mollë, dardhë, o ndonjë frut ekzotik. Por, ato që mbushin pikërisht këtë ‘boshllëk’ janë nespullat. Zona të ndryshme veriore nuk i njohin prandaj po i sjellim këtu në një version që as ata që janë rritur me to, nuk i kanë provuar.
Sepse nespullat, mund të jenë pjesë edhe e recetave të kripura. Mundet të jenë edhe jo shpesh të gjetshme në treg por janë frut tipik pranveror. Arsyeja e mos kultivimit të shpeshtë të tyre e për rrjedhojë edhe e një shitjeje të kufizuar, është sepse janë frut i vështirë për t’i rezistuar kohës, kjo i bën të mos jenë shumë të përhapur. Lëkura e tyre nxihet menjëherë duke bërë të qulltë edhe tulin, prandaj tregtarët, jo vetëm në Shqipëri por gjithandej, nuk rrezikojnë të ‘merren me to’. Megjithatë, tani që është koha më e mirë e tyre, dikush mundet t’i ketë ende në kopësht. Te ne, nespullat janë konsumuar si frut i freskët. Të pakta janë rastet për të cilat ato janë shfrytëzuar për të bërë prevede apo të trajtohen në formë kremoze për të përgatitur ëmbëlsira.
Shfrytëzoni kohën e nespullave!/LIVING
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...