Menu pranvere 1 Maj 2021

Piadina romagnola

Menu pranvere

Nga Linda Fishta

Përbërësit për 6 piadina
500 g miell ( atë qe keni)
1 bustinë sode për ëmbëlsira pa vanilie( 10 g)
125 ml qumësht temperaturë ambienti
125 ml ujë temperaturë ambienti
100 ml vaj ulliri
1 luge çaji mjaltë
1 luge çaji kripë
Përgatitja
Në një tas përziejmë me dorë gjithë përbërësit. E punojmë pak minuta sa të kemi brumë homogjen. E mbulojmë dhe e lëmë të pushojë 20-30 minuta.
Pas kesaj kohe e ndajme brumin në 6 topa( 140 g secili), i hapim me petës e pak miell me trashësi 3 mm. dhe diameter 22 cm.
Veme nje tigan ne zjarr mesatar pa yndyrë dhe kur të jetë i nxehtë vëmë piadinën. E shpojmë pak me pirun dhe e pjekim nga të dyja anët.
Konsumojini sipas dëshirës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor