Ëmbëlsira 29 Prill 2021

Trileçe, ëmbëlsira e freskët që kënaq gjithë shijet e familjes

Ëmbëlsira

Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Ne e kemi nisur fundjavën që sot, sepse doli dielli edhe duke qenë se jemi në punë na e donte xhani një ëmbëlsirë të freskët e të lehtë si kjo me pak përbërës edhe që bëhet shpejt e shpejt.

Për kekun: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë miell, 1/2 luge çaji me fryrës brumi, 175 g qumësht i kondesuar, 500 ml pana, 1 lt qumësht dhe vanilje.

Për të përgatitur kremin karamel rrahim të bardhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen shkumë e qëndrueshme, shtojmë të verdhat e vezëve dhe më pas miellin dhe fryrësin. E pjekim në tavë të lyer me gjalpë dhe miell për 30 minuta me 180 gradë.

Përziejmë në tas 3 llojet e qumështit. Pasi ftohet e heqim kekun nga tava, e shpojmë si lart dhe poshtë me kunjë druri, hedhim 1/3 e lëngut në tavë dhe vendosim kekun lart. Shtojmë lart pjesën tjetër të qumështit derisa ta thithi të gjithën. E mbulojmë me salcën e karamelit dhe e lëmë në frigorifer.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor