Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Receta u përgatit nga Erida's Kitchen & Garden
Përbërësit për brumin: 500 g miell, 350 ml ujë i vakët dhe kripë.
Përgatisim brumin siç e bëjmë gjithmonë dhe e lëmë të qëndrojë 7-8 minuta. Më pas e ndajmë në kuleçë dhe fillojmë i hapim një nga një sa pëllëmba e dorës. Lyejmë me vaj pjesën e sipërme. Me këto masa dalin afërsisht 14-16 kuleçë. Mbushjen mund ta bëni me çfarë të doni: gjizë, qepë me mish, spinaq. Receta është me qepë të njoma, spinaq dhe pak oriz.
Në fillim kaurdiset qepa me vaj ulliri, shtohet orizi dhe më pas spinaqi. Në fund i hedhim pak kripë, gjalp dhe erëza sipas dëshirës. Petët i marrim 2 nga 2 të vogla dhe i hapim me dorë, hedhim në mes masën dhe i mbledhim. I skuqim në tigan me shumë pak vaj dhe zjarr mesatar. Nëse hidhni më shumë vaj se sa duhet, thitheni me pecetë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...