Guide per shendetin 27 Prill 2021

Nëse periodat vijnë me dhimbje duhet të shmangni këto 3 ushqime

Guide per shendetin

Qumështi

Duhet të shmangni në produktet e qumështit nëse keni dhimbje barku të vazhdueshme. Qumështi përmban laktozë, një lloj specifik i sheqerit që disa njerëz kanë vështirësi në tretjen e tij. Për më tepër, laktoza mund të shkaktojë fryrje, dhimbje në stomak dhe përzierje.

Ushqimet pikante

Ushqimet pikante mund t’ju sjellin shqetësime shtesë në stomakun tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni me mençuri, disa erëza mund të jenë të dobishme për trupin tuaj gjatë periodave. Për shembull, speci djegës është i famshëm për efektet e tij anti-inflamatore.

Kafeja

Studimet tregojnë se konsumimi i kafes gjatë periodave në të vërtetë mund të rrisë kohëzgjatjen e tyre. Për më tepër, kafeina përshkallëzon sindromën premenstruale. Në rast se ju vuani nga kjo gjë, duhet të shmangni pirjen e kafesë para dhe pas periodave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor