Ëmbëlsira 26 Prill 2021

Cheesecake me luleshtrydhe

Ëmbëlsira

Sot propozojmë një ëmbëlsirë ????????????

Përbërësit:
300 g biskota me kakao
150 g gjalpë
250 g krem maskarpone
200 g krem djathi
80 g qumësht i kondensuar
200 g luleshtrydhe
Gjethe mente
Limon

Në blender bluajmë biskotat derisa të bëhen pluhur, i vendosim në tas shtojmë gjalpin e butë dhe e punojmë me duar derisa të bëhet një masë. E shtrojmë në tavë dhe e shtypim derisa të bëhet e gjithë sipërfaqja e njëtrajtshme. Rrahim në tas kremin e maskarpones, qumështin e kondensuar, kremin e djathit dhe lëngun e limonit. E vendosim kremin mbi biskota dhe e lëmë të pushojë 5-6 orë. Para se ta shërbejmë e zbukurojmë me luleshtryshe , degë mente dhe lëkurë limoni.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor